Skandal në Serbi: Vëllai i Vuçiqit përmendet si organizator i marrëveshjeve financiare të paligjshme
 
									
																Mediumi serb “radar.nova.rs” kanë publikuar një audio-përgjim të një takimi të ndodhur në vitin 2017 në mes të Dushan Borkovic dhe Branko Malovic, të cilët flasin për ndarjen e disa parave të marra nga Komuna e Pançevës për kompanitë e tyre qe merren me sportin e automobilizmit, e që janë gjithsejtë 58.7 milionë dinarë, buxhet vjetor.
Në këtë audio-përgjim siç raporton kjo media, Borkovic shpreh pakënaqësinë e tij për ndarjen e parave. I njëjti gjatë gjithë bisedës i referohet presidentit të Serbisë që ishte kryeministër në atë kohë, vëllait të Vuçiqit, Andrej Vuçiq, dhe Nikolla Petrovicit, që kjo gazetë i referohet si “kumbari i presidentit”.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i atëhershëm i bashkisë së Pançevës, Sasha Pavlov, por në audio përgjim shihet që ai mezi merr pjesë në bisedë.
Siç raporton “radar.nova.rs” në bazë të këtij përgjimi, shihet që nismëtar i gjithë kësaj është vëllai i Vuçiqit, Andrej Vuçiq.
“Nga kjo pjesë e bisedës, përveç faktit që vëllai i presidentit e ka iniciuar atë, mund të shihet se ka pasur një ndërmjetës midis tij dhe Maloviçit në lidhje me paratë që merrte Borkoviqi. Më vonë, kur kthehen në këtë temë, ata përmendin Aleksandar Farkashin, i cili para SNS-së ishte anëtar i Këshillit të Qytetit të Pançevës përgjegjës për sportin”, shkruan “radar.nova.rs”.
