Të dashur miq,
Sot e takova Jetmir Cakiqin, vëllain e atij TikTokerit (Fabio Caldini), emri i vërtetë i të cilit qenka Fatmir Cakiqi.
Jetmiri qenka një djalë shumë i mirë, familjar dhe prind i tre fëmijëve. Ndërsa vëllai i tij, Fatmiri, ai jarani i atij klyshit 6 muajsh, po jetojka në Zvicër.

Jetmiri, në emër të familjes së tij, Cakiqi, më kërkoi falje. Ai më sqaroi se familja e tij këtu në Kosovë ka një kohë të gjatë që nuk ka kontakt me të, sepse ai qe 6 vjet nuk ka qenë në Kosovë. Faleminderit Jetmirit për këtë sqarim.

Sa i përket atij Fatmirit, e kam lajmëruar Policinë për kërcënim direkt. Besoj se Policia dhe Prokuroria do ta kryejnë detyrën e tyre, ndërsa unë do ta kryej detyrën time, siç e kam bërë për 38 vjet: duke e mbrojtu nderin tim dhe familjen time dhe Kosovën nga bandat.

Fatmiri, sipas informatave të mia, nuk paska qenë as në varrimin e babait dhe të një vëllai të tij.

Ky Fatmiri nuk po pika Smirnoff, por po pike drogë. Sapo t’i dalë droga besoj se do të kthjellet kadal- dal.
P.S. Jetmiri Cakiqi e paska publikuar foton e takimit me mua para meje dhe paska kërkuar falje, por tani puna mbetet te ai Fabio, patrioti i Zvicrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume