Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi u ka shpërndarë një mesazh mbrëmjen e sotme deputetëve për një mbledhje nesër në orën 12:00 pasi shumica socialiste refuzoi që të pranonte ngritjen e komisioneve hetimore.
“Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes” thuhet në njoftim. Sali Berisha paralajmëroi sonte protesta.
Mgid 
 
			