MPB njofton se më 3 nëntor 2025, rreth orës 11:00 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë arrestuan I. Xh. (47) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg prej 15 muajsh. Ai ishte dënuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.
I arrestuari është dërguar në Institucionin Korrektues – Burgu i Shkupit për të filluar vuajtjen e dënimit.
Mgid