Më 03.11.2025 në orën 11:00 në Tetovë, punonjësit e
policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin I.Xh.(47) nga
Tetova, i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest bazuar në urdhrin e
gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15
muajsh, për kryerjen e veprës penale "prodhimi dhe lëshimi në
qarkullim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave
psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215 të Kodit Penal. Ai
është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu
Shkup për vuajtjen e dënimit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com