Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 4-të të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve ku u prodhuan 25 gola.

Barcelona u ndal me barazim në Belgjikë kundër Clube Brugge me golat e shënuar nga Tresoldi në minutën e 36 dhe Forbs në minutën e 17 dhe 64.

Për Barcelonën realizuan Ferran Torres në minutën e 8-të, Lamine Yamal në minutën e 61-të dhe autogoli i Christos Tzolis në minutën e 77-të.

City ishte dominant kundër skuadrës gjermane Borussia Dortmund duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Phil Foden në minutat e 22-të dhe 57-të, Erling Haaland në minutën e 29-të dhe Rayan Cherki në minutën e 91-të për Cityn, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e shënoj mbrojtësi Anton në minutën e 72-të.

Edhe Interi arriti fitore me një gol diferencë ndaj skuadrës nga Kazakistani Kairat Almaty me rezultat 2-1.

Për Interin shënuan Lautaro Martinez dhe Carlos Augusto ndërsa për Almatyn golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Ofri Arad.

Pas katër ndeshjeve në Ligën e Kampionëve në tabelë kryeson Bayern Munich, Arsenali dhe Interi me pikë maksimale prej 12 pikëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume