Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in (VIDEO)
Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka shkaktoi ndërhyrjen e menjëhershme të Dr. Mehmet Oz.
Gordon Findley, përfaqësues i kompanisë “Novo Nordisk”, u rrëzua pa ndjenja ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë “Eli Lilly”, David Ricks, po fliste në ngjarjen e mbajtur në Zyrën Ovale, ku Trump dhe prodhuesit e barnave njoftuan marrëveshjen për zgjerimin e mbulimit dhe uljen e çmimeve të barnave kundër obezitetit “Zepbound” dhe “Wegovy”, njofton TS.
Dr. Oz, mjek dhe aktualisht administrator i Qendrës për Shërbime të “Medicare” dhe “Medicaid” në administratën e Trumpit, reagoi menjëherë për t’i ofruar ndihmë Findley-t dhe të tjerëve që ndodheshin në dhomë.
Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., gjithashtu ishte i pranishëm, por u largua shpejt nga vendi pas incidentit.
Gazetarët u nxorën nga salla dhe transmetimi u ndërpre menjëherë pas ngjarjes.
Shkaku i humbjes së ndjenjave dhe gjendja shëndetësore e Findley-t ende nuk janë bërë publike.