Në mbledhjen e 21-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e cila u mbajt sot, janë zgjedhur dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes punuese dhe dy anëtarë nderi.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

ASHAM njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Blazho Boev.

Për anëtarë korrespondentë janë zgjedhur: prof. dr. Gordana Lazhetiq në Departamentin e Shkencave Shoqërore, prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov në Departamentin e Shkencave Teknike, prof. dr. Aleksandar Uzunov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike, si dhe prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof. dr. Ivica (Ivan) Xheparovski në Departamentin e Arteve.

Për anëtarë jashtë përbërjes punuese janë zgjedhur: prof. dr. Stojko Stojkov nga Departamenti i Shkencave Shoqërore, prof. dr. Svetllana Mojsov nga Departamenti i Shkencave Mjekësore, prof. dr. Gordan Karaman nga Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike dhe prof. dr. Sibila Petlevski nga Departamenti i Arteve.

Për anëtarë nderi të MANU-së janë zgjedhur prof. dr. Trajçe Stafilov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike dhe prof. dr. Vlado Popovski në Departamentin e Shkencave Shoqërore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com