Arrestohen dy persona nga Dibra! Dyshohen se e rrëmbyen, e rrahën dhe e përdhunuan një grua 30 vjeçe
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar dy persona nga Dibra, të cilët dyshohem për rrëmbim, dhunim dhe përdhunim të një gruar grua 30 vjeçe. Nga MPB thonë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 6 nëntor.
“DPB-Strugë ka ngritur aktakuzë kundër A.L. (26) nga fshati Xhepishtë i Dibrës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “rrëmbim” dhe “sulm seksual dhe përdhunim”, si dhe kundër E.V. (18) nga fshati Otishani i Dibrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “rrëmbim”. Më 06.11.2025 rreth orës 19:00, në një fshat të Dibrës, ata me forcë e kanë futur një grua 30-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në një automjet “Audi”, të drejtuar nga E.V., dhe janë nisur drejt një objekti të braktisur pranë Strugës. Atje, A.L. e ka sulmuar fizikisht gruan, e cila ka rënë në gjendje të pavetëdijshme, dhe më pas e ka përdhunuar. Më pas, ai ka thirrur E.V. dhe me automjet e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës. Autorët janë gjetur dhe arrestuar, dhe ndaj tyre është ngritur aktakuzë”, thonë nga MPB.