Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup po zhvillojnë këto ditë një aksion intensiv për pastrimin e shtratit të lumit Vardar. Sipas ndërmarrjes, është angazhuar e gjithë mekanizimi i disponueshëm, dhe puna do të vazhdojë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i bregut.

Nga pamjet dhe fotografitë nga terreni shihet se materialet e grumbulluara dhe dheu po largohen me makineri nga pjesa qendrore e lumit, ndërsa ekipet me dorë mbledhin mbeturinat plastike dhe mbeturinat e vogla nga bregu.

“Në këtë aksion janë të angazhuara të gjitha ekipet e Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët dhe rrugicat’ Shkup me kapacitet të plotë punues. Do të punojmë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i hapësirës”, informuan nga ndërmarrja.

Ky pastrim është pjesë e aksionit të paralajmëruar për përmirësimin e higjienës dhe rregullimin e hapësirave publike në qytet, i iniciuar nga kryetari i sapo zgjedhur i Shkupit, Orce Gjorgjievski. Sipas njoftimeve, aktivitete të ngjashme do të realizohen edhe në lokacione të tjera në kryeqytet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume