Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se PDSH-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo dialog që do të ftojë qeveria.

“Çfarë do të bëjmë ne me qeverinë, PDSH-ja? Njëherë, çdo ftesë të qeverisë unë do t’i përgjigjem pozitivisht për dialog,” tha Thaçi, njofton TS.

Ai theksoi se është koha që koalicioni VLEN të nisë realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, duke kërkuar nga qeveria përgjegjësi dhe transparencë ndaj qytetarëve.

“BDI-ja iku, e keni PDSH-në që nuk dëshiron të hyjë në pushtet dhe u thotë: ‘Në rregull, jeni legjitim, hajdeni tash jepni llogari për ato që i keni premtuar’. Sa kohë doni? Doni 100 ditë apo 200 ditë? Çfarë keni premtuar? E gjithë dynjaja e di,” u shpreh më tej Thaçi.

Kreu i PDSH-së nënvizoi se partia e tij do të jetë e hapur për bashkëpunim institucional, por do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie për çdo premtim të bërë para qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com