Nën moton “Shijoni traditën përmes ushqimit të shëndetshëm vendas” në Parkun Qendror në Shkup u mbajt panairi i katërt nacional i ushqimit. Qytetarët patën mundësinë unike të shijonin produkte dhe specialitete shtëpiake nga të gjitha rajonet e Maqedonisë. “Një popull që ruan traditën e vet, e kultivon dhe e vazhdon, do të ketë edhe të ardhmen e vet” – thanë organizatorët.

“Sot vizitorët të provojnë të shijojnë nga kuzhina tradicionale maqedonase, të blejnë, ta rekomandojnë tek miqtë dhe shokët e tyre. Të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me prodhuesit. Tur-operatorët, agjencitë turistike, këtë vit kemi paralajmërim për vizitë të një numri të madh turistësh nga e gjithë Europa, dhe kur të vijnë ata turistë, ne të mos u ofrojmë, nuk e di, kuzhinë meksikane, aziatike, franceze, por duhet t’u ofrojmë atë tonën tradicionale maqedonase për të cilën duhet të jemi krenarë. Krenarë për produktet tona tradicionale maqedonase”, tha Jordan Nastov, kryetar i shoqatës “Tradita jonë, e ardhmja jonë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com