Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se PDSH-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo dialog që fton qeveria.

“Çfarë do të bëjmë ne me qeverinë, PDSH-ja. Njëherë, çdo ftesë të qeverisë unë do t’i përgjigjem pozitivisht për dialog,” tha Thaçi, duke shtuar se pret nga koalicioni VLEN të fillojë realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve, njofton TS.

Thaçi theksoi se PDSH nuk synon të hyjë në pushtet, por kërkon llogaridhënie nga ata që e kanë fituar legjitimitetin për të qeverisur, duke pyetur VLEN-in se ku është ligji i gjuhës shqipe që premtuat.

“BDI-ja iku, e keni PDSH-në që nuk dëshiron të hyjë në pushtet dhe u thotë: ‘Ok, jeni legjitim, hajdeni tash jepni llogari për ato që i keni premtuar’. Sa kohë doni? Doni 100 ditë apo 200 ditë? Çfarë keni premtuar? E gjithë dynjaja e di. Gjuhën shqipe ku e keni? Nëpër sirtarët e vjetëruara në trikat dhe dallavaret e Ali Ahmetit” u shpreh Thaçi, duke kërkuar transparencë dhe përmbushje të zotimeve elektorale nga qeveria aktuale./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com