Në përbërjen e re qeveritare pritet të ndodhin ndryshime pas lëvizjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit dhe në vend të tij të ulet deputeti aktual Bekim Sali i cili pritet të ulet në postin e zëvendës kryeministrit të parë, derisa vendin vakant të tij në parlament pritet ta zë Zeqirja Tairi, i cili është në rradhë i 4 në listën e koalicionit VLEN.

Tairi, me profesion mjek, ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore të partisë dhe konsiderohet si një figurë e angazhuar në çështjet shëndetësore dhe sociale.

Me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të sjellë përvojë dhe vizion profesional në fushën e politikave publike për shëndetësi dhe mirëqenie.

Emërimi i Bekim Salit si zëvendëskryeministër vjen si pjesë e riorganizimit të kabinetit qeveritar, me qëllim forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e reformave në sektorët kyç.

Ky ndryshim pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim, pas procedurave formale në Kuvend dhe Qeveri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume