Dje në mëngjes, rreth orës 10:00, në territorin e fshatit Rilevë, komuna e Dollnenit, një burrë i moshuar është sulmuar nga një ari ndërsa mblidhte kërpudha.

Nga sulmi ai ka pësuar lëndime të rënda. E kanë vërejtur disa gjuetarë, të cilët kanë thirrur mjekët. Personi i plagosur menjëherë është dërguar në spitalin e Prilepit, ndërsa më pas, për shkak të seriozitetit të plagëve, është transportuar në klinikat e Shkupit.

Banorët e rajonit të Prilepit, veçanërisht nga komunat Dollnen dhe Krivogashtan, thonë se prania e arinjve kohët e fundit është bërë gjithnjë e më e shpeshtë dhe paralajmërojnë se raste të tilla mund të përsëriten.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com