Sikur të mendonim si Albin Kurti, ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të duhej të gëzoheshim vetëm për fitoren e LDK-së dhe Përparim Ramës në Prishtinë.

Por ne e duam të gjithë Kosovën, të gjitha komunat. Sepse aty vendosin për të ardhmen e tyre qytetarët e Kosovës!

Nga Maqedonia e Veriut i kemi përcjellë me vëmendje zgjedhjet lokale në Kosovë dhe jemi ndier krenarë me mënyrën e organizimit, me kulturën politike dhe me konkurencën e fortë mes kandidatëve që është vlerë e demokracisë.

Çdo kandidat për kryetar komune, pa marrë parasysh partinë, për ne ishte interesant dhe i barabartë. Sepse neve na ka interesuar vullneti i qytetarëve kosovarë, veç e veç, në komunat e tyre.

Ndërsa këtu në Maqedoninë e Veriut, na u bë invazion politik nga partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, duke marrë me presion dhe kushtëzime qeverisjen lokale në komuna me shumicë shqiptare si Bërvenica e Kërçova, e madje duke vendosur kushte edhe në Tetovë, Strugë, Dibër, Saraj e të tjera.

Në gjithë këtë ofensivë politike të kryeministrit Mickoski, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, jo vetëm që nuk u brengos për presionin ndaj komunave shqiptare në Maqedoni të Veriut, por madje uroi miqtë e tij politikë që fituan me vota jo shqiptare,duke haruar se edhe kundërkandidatët që ju kundërvuan Mickovskit ishin shqiptarë!

z.Kurti, ne shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kemi luksin të jemi të ndarë, të copëzuar, të instrumentalizuar dhe të përdorur si mjet për pazare të të tjerëve. Ne kemi nevojë për unitet strategjik shqiptar, jo vetëm për emocione elektorale, por për mbrojtje të interesit tonë kombëtar, për dinjitet politik dhe për vendimmarrje të pavarur në institucionet tona lokale. Sepse e ardhmja politike e shqiptarëve në këtë vend mund të garantohet vetëm nga vet shqiptarët, të bashkuar, të ndërgjegjësuar dhe të vendosur!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com