Sir Alex Ferguson nuk ka shumë pendesa nga karriera e tij e jashtëzakonshme si trajner, por një nga to padryshim është mosnënshkrimi me një fitues të Kupës së Botës për Manchester Unitedin.
Përgjatë kohës së tij në “Old Trafford”, Fergusoni kishte nënshkruar me 105 lojtarë.
Disa nga nënshkrimet e tij më të dobëta përfshijnë Beben, Eric Djemba-Djemba dhe Kleberson.
Por, ai gjithashtu solli në klub disa nga lojtarët më të mirë në histori të Unitedit, si Ëayne Rooney, Eric Cantona e Cristiano Ronaldo.
Megjitahtë, më 2020 Fergusoni zbuloi se pendimi i tij më i madh ishte mosnënshkimi i Alessandro Del Pieros nga Juventusi.
Sulmuesi italian la përshtypje të mira te Fergusoni, kur u përballën këto dy skuadra më 2002, dhe kur Juventusi ra në Serie B më 2006 shkaku i skandalit të “Calciopolit”, Unitedi bëri disa lëvizje për Del Pieron.
Fergusoni kishte thënë: “Unë i kontaktova përfaqësuesit e Juventusit dhe agjentin e lojtarit. Del Piero refuzoi para se të dëgjonte propozimin tim, duke më thënë se Juventusi ishte vendi më i mirë për të, dhe derisa ai e respektonte Unitedin, ai kurrë nuk do të tradhëtonte ngjyrat bardh e zi”.
“Ishte për keqardhje, pasi nuk pashë më kurrë lojtar si ai”, shtoi ai.
“Në atë kohë, Real Madridi po ashtu ishte pas tij, dhe duke parë problemet rreth Juventusit atëbotë, imagjinoja se mes nesh tek Unitedi dhe ‘Galaktikëve’, kishim një mundësi të mirë për ta blerë atë”, vazhdoi Fergusoni.
“Dhe kështu e thirra direkt: ‘Alex, dua që të vish tek United’, i thashë. ‘Do të jesh ylli i skuadrës dhe së bashku do të fitojmë gjithçka’. Ai buzëqeshi dhe u përgjigj: ‘Zotëri, e dini se nuk ka ndryshuar asgjë në këto vitet e fundit.”, tha Fergusoni.
Pavarësisht se disa emra të mëdhenj të Juventusit u larguan pas rënies së klubit nga Serie A, Del Piero qëndroi dhe ishte kapiten i skuadrës në Serie B.
Ndonëse kishin një heqje pikësh prej -9, Juventusi e fitoi ligën, me Del Pieron që përfundoi si top golashënues me 20 gola.
Pas rikthimit në elitën e futbollit italian, ai nënshkroi një vazhdim kontrate për dy vjet, dhe mbeti në klub deri më 2012.
Fergusoni po ashtu e rikujtoi edhe një takim të mëvonshëm me yllin italian.
“Më 2008, e pashë atë përsëri dhe më uroi me një përqafim”, tha ai.
“He apologised for refusing my offer.
“Ai më kërkoi falje që refuzoi ofertën time”, tha Fergusoni. “E vendosa dorën time në krahun e tij dhe e sigurova, ‘ti dëshiroje të shpëtoje Juventusin, dhe ti e bëre këtë’”, shtoi trajneri britanez.
“Kur dikush më pyet se cilin lojtar do të dëshiroja ta stërvisja, por nuk e pata mundësinë kurrë, unë gjithmonë them: Alessandro Del Piero”, përfundoi Fergusoni.
Më herët këtë vit, italiani njoftoi se i ka kompletuar kurset e trajnimit për trajner.
Me Juventusin që po ka vështirësi në Serie A dhe me shkarkimin e fundit të Igor Tudorit, disa tifozë ka spekuluar nëse Del Piero mund të bëj një rikthim dramatik në klub.