Real Madridi dëshpëroi gjatë barazimit pa gola si mysafir i Rayo Vallecanos, por sipas tyre ata ishin të pafat që nuk fituan.

Veçanërisht, ata u larguan nga “Vallecas” me një ndjenjë që nuk iu kishin dhënë disa penallti, që sipas klubit ishin të pastra.

Incidenti i parë ishte gjatë pjesës së parë, kur Pep Chavarria u përplas me Jude Bellinghamin.

Sipas ish-gjyqtarit, Eduardo Iturralde Gonzalez, Realit është dashur t’i ipet kjo penallti, për një faull në mesfushorin anglez.

“Nuk është që vetëm e tërhiqte, por ai edhe e mbante atë. Ai e shtyu mbrapa… Dhe është një penallti. Ai ka mundësinë që të godas nga brenda zonës ose të luajë diku tjetër. Rregullat thonë se mbajtja e një lojtari e ngadalëson veprimin e tij. Dhe kjo ndodh, kapja e Bellinghamit ia pamundëson atij që të godas. Penalltia nuk u sinjalizua dhe VAR-i është dashur ta lajmërojë gjyqtarin kryesor. VAR-i është për këso punë, jo vetëm për të shikuar futboll”, tha ai për “Diario AS”.

Më vonë, Kylian Mbappe kërkonte penallti, po ashtu pas një përplasje me Chavarrian. Në këtë vendim, Real Madrid TV e goditi ashpër gjyqtarin e ndeshjes, Marinez Munuera, së bashku me zyrtarin e VAR-it, Jorge Figueroa Vazquez.

“Figueroa Vazquez ka një histori të rëndësishme me gabime në të njëjtin drejtim. Real Madridi nuk luajti mirë, por Barcelona arriti në ‘Vallecas’ dhe në vend se të bëj këto gabime kundër tyre, VAR-i është i prishur – ndërsa sot mund të jetë dëmtuar. Nuk e dimë nëse ndaloi së punuari… Ishte një penallti e dhënë për Lamine Yamalin, derisa ajo e Mbappes është më e pastër”, thuhet në raportimin e RMTV.

“Çka ndodhi sot nuk ka justifikime. Gjyqtari e mbrojti vetën duke thënë se nuk e pa. Kjo është një shaka. U pa një tendencë e pastër për mos të akorduar penallti. Sepse atij nuk i do ashtu. Ju nuk keni drejtësi. Këta gjyqtarë vazhdojnë të bëjnë gjërat e njëjta. Martinez Munuera dhe Figueroa Vazquez janë djemë të regjimit të Negreiras. Mund ta shihni me fotografi”, përfundon RMTV.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com