Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal.
Tre listat shqiptare – AKI (5 këshilltarë), VLEN (3) dhe Lista e Pavarur (2) – përbëjnë shumicën shqiptare me 10 këshilltarë, që pasqyron realitetin demografik të qytetit, ku shqiptarët përbëjnë mbi 55% të popullsisë.
AKI u bën apel kolegëve nga VLEN dhe Lista e Pavarur të bashkohen për formimin e shumicës shqiptare në Këshill, në mënyrë që kryetari i Këshillit Komunal të jetë shqiptar, si shprehje e vullnetit politik dhe kombëtar të shumicës së qytetarëve të Kërçovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume