Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një shtetas i Maqedonisë është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Kina. Sipas MPB-së, personi në fjalë po transportonte emigrantë me një veturë me targa të një veture tjetër nga Luksemburgu.

“Më 10.11.2025, në orën 19:00, në rrugën “Boris Kidriç” në Gjevgjeli, zyrtarët e Policisë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bogorodicë” arrestuan M.I. (22) nga Negotina. Gjatë kontrollit të një automjeti “BMW X1” me targa të Luksenburgut, të cilin e drejtonte ai, u gjetën tre emigrantë nga Kina, ndërsa gjatë kontrolleve të mëtejshme u konstatua se targat i përkisnin një automjeti tjetër. Emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit në Gjevgjeli, dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.I. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume