Në Komunën e Tearcës sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit të ri Komunal, një ngjarje e rëndësishme për institucionet lokale dhe qytetarët e kësaj komune informon Tetovasot.

Me shumicë votash, Lavdim Farizi u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Tearcës, ndërsa konstituimi u zhvillua në prani të kryetarit të komunës Daut Memishi dhe këshilltarëve të rinj.

Shumicën në këshill e përbën koalicioni VLEN, me 8 këshilltarë, çka sipas kryetarit Memishi, reflekton vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe bashkëpunim në drejtimin e ri të komunës.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, në deklaratën e tij për media tha se dita e sotme ka rëndësi të veçantë për institucionin dhe qytetarët raporton Tetovasot.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë banorët e Komunës së Tearcës, por edhe për mua personalisht si kryetar komune. Së bashku me këshilltarët e rinj konstituuam Këshillin Komunal të Tearcës, ndërsa me shumicë votash u zgjodh Lavdim Farizi si kryetar i Këshillit Komunal.
Shumicën në këshill e përbën koalicioni VLEN me 8 këshilltarë, gjë që tregon vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe bashkëpunim. Dhe pas shumë vitesh, kryetari i ri i këshillit votohet nga të gjithë këshilltarët komunal.
Të gjithëve uroj sukses, punë të mbarë dhe bashkëpunim të fuqishëm në të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e komunës sonë,” – deklaroi kryetari Memishi.

Me këtë konstituim, nis zyrtarisht mandati i ri i Këshillit Komunal të Tearcës, i cili pritet të vazhdojë punën në funksion të projekteve zhvillimore dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com