Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se Ministria e Ekologjisë do ti mbetet Izet Mexhitit dhe Lëvizja Demokratike. Mexhiti pritet të të propozojë së shpejti një emër për postin e ministrit të Mjedisit.

“Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edhe një emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do t’i shtrojmë këto çështje, për të gjetur një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit,” tha Fetai.

Ai theksoi se takimi me kryeministrin pritet të zhvillohet shumë shpejt, me qëllim që të finalizohet ndarja e përgjegjësive qeveritare në përputhje me marrëveshjen e koalicionit./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com