Nisja e projektit “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm të punës në Maqedoninë e Veriut” është hap i rëndësishëm në promovimin e politikës kombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë, theksoi sot Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në fjalën e tij në promovimin zyrtar të Projektit.

“Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së punëtorëve është vlerë themelore dhe detyrim ligjor, por mbi të gjitha detyrë morale e të gjithëve. Me këtë projekt, fillojmë fazë të re në të cilën do të krijojmë një sistem modern, me strategji të qartë, vegla digjitale dhe inspektim më të fortë. Deri në vitin 2028, qëllimi ynë është që vendi të ketë kornizë të re, bashkëkohore të sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me standardet më të larta të ONP-së dhe BE-së. Parandalimi është investimi më i mirë – në njerëz, kompani dhe të ardhmen e ekonomisë”, porositi Durmishi.

Projekti synon uljen e numrit të lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale në vendet e punës duke forcuar kornizën ligjore dhe rregullatore, modernizimin e sistemit të inspektimit të punës, vendosjen e sistemit kombëtar informatik për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin dhe sigurimin e shërbimeve në këtë fushë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com