Kombëtarja e Shqipërisë po vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Sylvinho dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Lojtarët e kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

FSHF-ja bën me dije se nesër kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare.

Ndërkohë, në orën 17:00, përzgjedhësi Sylvinho dhe një lojtar i kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp.

Ndeshja Andorrë – Shqipëri luhet më 13 nëntor me fillim nga ora 20:45.

Momentalisht, Shqipëria është e dyta në grupin K, me 11 pikë të tubuara, shtatë më pak se Anglia që është e para dhe një më shumë se Serbia në vendin e tretë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com