Dollnen, 11 nëntor – Blerim Islami nga koalicioni VLEN ka nisur detyrën e kryetarit të komunës së Dollnenit. VLEN përmes një komunikate ka theksuar përkushtimin e Blerim Islamit në krye të kësaj komune:

Dje, Komuna e Dollnenit ka hapur një kapitull të ri shprese, vizioni dhe përparimi, me zyrtarizimin e mandatit të kryetarit të ri, Blerim Islami.

Ky moment shënon jo vetëm ndërrimin e udhëheqjes lokale, por fillimin e një epoke të re për Dollnenin, një epoke ku fjala, vullneti dhe puna do të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët.

Kryetari Blerim Islami, në përputhje me filozofinë e VLEN-it, ka theksuar se dyert e Komunës së Dollnenit do të jenë gjithmonë të hapura për çdo banor, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike. Kjo është dëshmia më e qartë se qeverisja me dinjitet dhe gjithëpërfshirje është themeli mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja e kësaj komune.
Nën udhëheqjen e tij, Dollneni do të shndërrohet në shembull të qeverisjes së ndershme dhe transparente, ku prioritet do të jenë zhvillimi infrastrukturor, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe mbrojtja e interesit publik.

Koalicioni VLEN shpreh besimin e plotë se ekipi i ri në Dollnen do të rikthejë energjinë pozitive, punën e përditshme dhe respektin për qytetarin duke dëshmuar se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por realitet që po ndodh. Me VLEN-in në pushtet lokal, Dollneni do të bëhet model i qeverisjes moderne, bashkëpunuese dhe vizionare! Zoti bekoftë punën e re për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern!“, thekson VLEN.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume