Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë të enjten, më 13 nëntor, në orën 18:00, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit. Në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, Maqedonia do të presë Letoninë në një ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur që hyrja të jetë e lirë për të gjithë tifozët. Ndërkohë, të gjithë ata që tashmë kanë blerë biletë për këtë ndeshje do të marrin një biletë falas për ndeshjen e radhës në shtëpi të përfaqësueses, pavarësisht nëse ajo do të jetë ndeshje play-off për Botërorin apo e një natyre tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume