Tetovë, 12 nëntor – Zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar më 11 nëntor 2025, rreth orës 12:00, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, personin M.J. (18) nga Tetova, pas një kallëzimi paraprak se më 8 nëntor 2025 kishte sulmuar fizikisht bashkëqytetarin B.T. (24) – raporton Tetovasot.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse në përputhje me ligjin.