Strugë, 12 nëntor – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B. (44) nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” – raporton Tetovasot.
Sipas njoftimit të policisë, më 27 tetor 2025, zyrtarët policorë kanë hasur të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë gjatë një peshkimi të paligjshëm në lumin Drini i Zi. Gjatë këtij kontrolli, B.B. ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, materiali i dosjes do të dorëzohet në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme ligjore.TS
Mgid