Bitolë, 12 nëntor – Më 11 nëntor 2025, rreth orës 14:01, në kryqëzimin e rrugëve “4 Nëntori”, “Vllatko Milenkovski” dhe “Dimitar Ilievski-Murato” në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti transportues “Volkswagen” me targa të Manastirit, të drejtuar nga H.O. (20) nga i njejti qytet, dhe një trotineti elektrik “Xiaomi”, të drejtuar nga A.R. (20) nga Prilepi – raporton Tetovasot.

Sipas informacioneve nga SPB Manastir, aksidenti ka shkaktuar lëndime të rënda trupore te drejtuesi i trotinetit, A.R., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të qytetit.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Manastir, ndërsa rasti po hetohet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume