Më datë 11.11.2025 në periudhën nga ora 20:00 deri në 22:00, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar në bashkëpunim me Sektorin për Krim Ndërkufitar, Migracion, Të Huaj dhe Ri-pranim Gostivar, kanë kryer kontroll aksion. Me këtë rast, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden”, pronë e personit I.E.(52) nga Gostivari, u gjetën dhe u ndaluan M.S.(31) nga Shqipëria për shkak të abuzimit me qëndrimin turistik dhe E.M.(37), gjithashtu nga Shqipëria, për shkak të qëndrimit të padeklaruar. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com