Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë, ku u diskutua përparimi i procesit të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive me universitetet shtetërore.

Gashi riafirmoi angazhimin e Kuvendit që ky proces të përfundojë me sukses dhe brenda afateve të parapara, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm drejt forcimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe vlerësimit të drejtë të punës së stafit akademik.

“Kuvendi do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në përmirësimin e standardeve akademike dhe në krijimin e një sistemi universitar më konkurrues,” u shpreh Gashi, duke shtuar se dialogu i hapur dhe bashkëpunimi konstruktiv janë çelësi për arritjen e rezultateve konkrete në këtë drejtim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume