Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpreson të sigurojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme kundër Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Sylvinho vlerësoi Andorrën si një ekip të fortë dhe të organizuar, por theksoi se Shqipëria do të hyjë në fushë për të fituar, duke shfrytëzuar karakteristikat e lojtarëve dhe duke ruajtur qetësinë e ekuilibrin e skuadrës. Ai shtoi se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike.

“Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës ka shumë kohë me skuadrën dhe e njeh shumë mirë ekipin. Reparti i prapavijës është shumë i mirë dhe ai nxjerr maksimumin nga ekipi i tij. Janë një ekip që pëson maksimumi dy gola, dhe këtë e kemi parë edhe te ndeshjet e tjera që kemi analizuar me kundërshtarët e tjerë. Edhe në Tiranë ishte e vështirë në fillim. Më pas shënuam dhe ishim pak më të qetë. E kemi parë edhe te ndeshjet e tjera, një barazim, 45 minutat e para në ndeshjen e fundit me Serbinë ishte 1-1. Kjo tregon që është një ekip i vështirë për t’u mundur. Janë një ekip që luftojnë për çdo top. Unë shpresoj që t’ia dalim nesër për të fituar”.

Ai gjithashtu u shpreh se ekipi është në një situatë shumë të mirë që nuk e ka pasur asnjëherë në histori futbolli shqiptar dhe se pret rezultat pozitiv nga kjo ndeshje jetike për Botërorin 2026.

Kur u pyet se me qfarë formacioni do të luaj kombëtarja shqiptare, ai u shpreh:

Ekipi do të jetë i njëjtë si gjithmonë, përsa i përket shpirtit të garës dhe mënyrës se si është ndërtuar, si menaxhohet dhoma e zhveshjes dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me ekipin. E njëjta gjë siç i kemi nisur eliminatoret ndaj Anglisë. Patjetër që mund të ketë ndryshime. Mund të ketë një sulmues më tepër, ndërtimi i skuadrës mund të jetë pak më ndryshe. Por kjo varet nga karakteristikat e ekipit me të cilin përballemi. Detyrimi për të fituar ka nisur që nga ndeshja me Letoninë. Kjo është ndeshja e tretë që ne jemi të detyruar të fitojmë. Ne kemi krijuar një ekip të ekuilibruar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com