Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti zotohet se ai me shokë do ta bëjnë maksimumin për të siguruar fitore dhe për të avancuar drejt Kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

“Qëllimi ynë janë tri pikët, sepse na duhen për objektivat tanë. Kemi parë ndeshjet e Andorrës në shtëpi; ata e vunë në vështirësi Anglinë dhe Serbinë. Por ne do të luajmë ndeshjen tonë. Respektojmë rivalin, do të jetë e vështirë, por na duhen tri pikët”, deklaroi qendërmbrojtësi shqiptar në konferencë për shtyp sot.

Shqipëria luan ndeshjen e parafundit të fazës së kualifikimeve, aktualisht duke u renditur në vendin e dytë.

Një fitore në Andorrë, e kombinuar me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, do ta çonte zyrtarisht Kombëtaren kuqezi në play-off–in e Botërorit 2026, për të kërkuar një vend në finale që zhvillohen verën e ardhshme në Amerikën e Veriut.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com