Mickoski: Ka filluar ndërtimi i sallës së re sportive në SHF “Bllazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit
Urime dhe nga ana ime. Vërtet duket mbresëlënëse, këto janë projekte që sjellin vlerë të shtuar në komuna dhe në mjedise. Ju e dini që këtu problemi me kushtet e arsimit për fëmijët ishte serioz, shpresoj që me ndërtimin e kësaj shkolle ky problem do të tejkalohet. Unë jam i bindur se do të vazhdojmë të zbatojmë projekte të këtij lloji edhe në vitet në vijim, sepse fëmijët janë gjëja më e rëndësishme, fëmijët janë ata që e vazhdojnë kombin, e vazhdojnë shtetin dhe shtetësinë e Maqedonisë, dhe ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar kushte që do të jenë të denja për ndjekjen e mësimeve dhe për të fituar njohuri.
Prandaj edhe një herë, urime për kryetarin e komunës, për të punësuarit në këtë shkollë, për drejtoreshën, për ish-kryetarin e komunës që tani është ministër, për këshilltarët, për administratën e Komunës së Aerodromit dhe për Ministrinë e Arsimit – për të gjithë ata që janë përfshirë në këto projekte, dhe si Qeveri, mund të them se do të vazhdojmë të realizojmë projekte të këtij lloji kudo që të jenë të nevojshme dhe jam i bindur se me kalimin e viteve, projekte të tilla do të jenë gjithnjë e më të domosdoshme, për shkak të politikave të reja të kësaj Qeverie, që janë politikat familjare dhe në vlerat që përfaqëson familja.


