Më 12 nëntor 2025, rreth orës 13:20, në rrugën “Dardania” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ku është lënduar rëndë një këmbësore.

Sipas raportit të SVR Shkup, automjeti i tipit “Volkswagen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga V.E. (22) nga fshati Përshevce, rajoni i Tetovës, ka goditur këmbësoren I.XH. (56) nga Shkupi.

Si pasojë e goditjes, I.XH. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.

Në vendngjarje ka dalë ekipi hetimor i SVR Shkup, i cili ka kryer ekspertizën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume