Qeveria është e qëndrueshme. Fitorja bindëse në zgjedhjet lokale tregoi se kjo Qeveri ka mbështetje të qartë dhe se shtyllë bartëse në atë Qeveri është VMRO-DPMNE dhe koalicioni të cilin e udhëheq. Koha për politikë dhe politikbërje ka përfunduar. T’i përveshim mangët dhe të punojmë, na pret shumë punë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Konfirmoi se ka bisedime për plotësimin e vendeve të zbrazëta në Qeveri pas zgjedhjeve lokale dhe për rikonstruimin e paralajmëruar, duke theksuar se vijojnë bisedimet. “Nuk mund të ndaj asgjë derisa nuk bëhet. Asgjë nuk është gati derisa nuk është gati”, tha Mickoski.

Kryeministri, i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve pas shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, tha se 11 janari është data e cila përgjigjet më së shumti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të përsëritura në Gostivar, Qendra Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com