Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Vadeful, do të mbërrijë në Shkup më 18 nëntor, në kuadër të vizitës së tij disaditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Ambasada Gjermane në vend.
Vadeful fillon turneun e tij në rajon më 16 nëntor dhe, përveç Shkupit, ai do të vizitojë edhe Sarajevën, Podgoricën, Tiranën, Beogradin dhe Prishtinën.
Shefi i diplomacisë gjermane do të shoqërohet nga anëtarë të Bundestagut gjerman.
“Vizita vjen pas takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit dhe thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë një përparësi në politikën e jashtme të Gjermanisë”, thonë nga Ambasada Gjermane.
Mgid