Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe sigurimit të provave, Prokuroria Themelore Publike në Kavadarci ka paraqitur propozim–akuzë kundër një personi për veprën penale – Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik, sipas nenit 394-g paragrafi 1 i Kodit Penal.
I akuzuari, një 67-vjeçar nga Negotina, më 20 tetor në profilin dhe faqen e tij në rrjetet sociale ka shpërndarë një video–incizim me të cilin ka nxitur urrejtje dhe diskriminim ndaj personave mbi bazë të përkatësisë së tyre etnike.
Në video ai kishte përdorur disa fjalë fyese ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom dhe kishte bërë thirrje që atyre t’u ndalohej e drejta për të votuar në zgjedhje.
Mgid