“Ndryshimi VLEN”, kjo ishte parulla dhe slogani që hodhën në tregun mediatik dhe para shqiptarëve të Severnistanit, entuziastët vredistë para dy viteve se me ta do të vinte ndryshimi.
Ja ku jemi sot, pas gati një vit e gjysmë në bashkëqeverisje mes komitëve të VMRO-së dhe titistëve të rinj të ZNAM-it në qeverinë e koalicioinit, asgjë nuk ka ndryshuar për së mbari, madje kemi kemi bërë hapa prapakthehu.
Premtimi që bënë vredistët se brenda gjashtë muajve të qeverisjes do të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe se bashkë me të do të shlyhej termi ofendues i 20% për gjuhën shqipe në kushterutë.
Dhe ja po bëhet një vit e gjysmë qëkur skofiarët e VREDI-it janë futur në Pallatin e Bardhë dhe nuk bëzajnë më për ndryshimet kushteruese me afate që kanë skaduar dy herë, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura dhe lajkatare si konet e oborrit mbretëror të despotit Micko.
Shumica e shqiptarëve të Severnistanit e mbajnë mend dekleratën e kryekomunarit të Tetovës Bilal Kasamit, kur tha në emisionin Click TV21 se “nuk do të qendrojmë në një qeveri me VMRO-në, e cila nuk pranon t’i bëjë ndryshimet kushtetuese”!
Zotimet dhe premtimet për ndryshimet kushtetuese të deklamuar me vendosmëri në TV21 nga Bilali i VREDI-t, ishin vetëm deklerata pa mbulesë të cilat nuk e panë kurrë dritën e realizimit të tyre, ato ishin thjesht “muhabet pas darke” për injorancën shqiptare që i votoi dhe i bedoi verbërisht “ndryshimit” që assesi nuk po shfaqen në sipërfaqe.
A ishte kjo gënjeshtra e radhës që thurin subjektet politike shqiptare për t’i joshur shqiptarët me sheqerka demokratike mbi “ndryshimin” që do vlente?
Sigurisht se po, sepse sajesa për ndryshimin nuk ndodhi dhe se ndryshimi ishte strategjia e pushtetit që stisi sloganin vredist.
Ndryshimi i vetëm ishte lindja e VREDI-t nga mbarësimi mes koneve të VMRO-së dhe koneve të tërbuara nga Çairi dhe Tetova.
Slogani i vredistëve fshihte një kod brenda saj i cili ishte: Ndryshimi Vlen për para!
Medai Shaholli