Shtyhet për 27 nëntor në orën 12:30 seanca paraprake për presidentin e partisë së lirisë Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë. Shkak u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani i cili ndodhej në një proces tjetër gjyqësor në Lezhë.
Ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim. Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku përballen me akuzën e pastrimit të parave.
Ilir Meta vijon të qëndrojë në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.
Mgid