Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 43-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për grabitje në Shkup.

“Veprën e ka kryer së bashku me një person tjetër, i cili po kërkohet. Më 15 nëntor, pranë një qendre tregtare në Shkup, të dy e kanë ndjekur një të dëmtuar. Në një moment, i dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër i është kërcënuar me boks të metalit. Duke i kontrolluar xhupin, i kanë gjetur dhe i kanë marrë 8.800 denarë. E kanë shtyrë në tokë, e kanë goditur me shqelma dhe janë përpjekur t’i thyejnë telefonin celular, pas çka kanë ikur”, thonë nga Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume