Më 16.11.2025, rreth orës 14:45, në kryqëzimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” me rrugën “Fushtanska” në Tetovë, patrulla policore e SPB Tetovë ka privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova.
Gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar, u konstatua se i mituri po drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit me 124 km/h, që do të thotë 74 km/h mbi kufirin e lejuar në atë zonë urbane.
I mituri është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa ndaj tij do të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore.TS
Mgid