Larg planit të paqes, ushtria e Ukrainës ka thënë se forcat e saj po vazhdojnë sulmet ndaj Rusisë në vijën e frontit.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë, task forca lindore e Ukrainës tha se “operacionet e kërkimit dhe sulmit” dhe “eliminimi i armikut” vazhdojnë në qytetin e Pokrovskut, në rajonin e Donetskut.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se njësitë ushtarake të Ukrainës po organizojnë më shumë rrugë logjistike për në Pokrovsk dhe qytetin fqinj të Myrnohrad.

Kjo deklaratë vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një video më herët sot që tregonte ushtarët e saj duke lëvizur lirshëm nëpër pjesën jugore të Pokrovskut, raportoi Reuters.

Siç tregon harta më poshtë, javët e fundit Moska ka shënuar përparime graduale përgjatë vijës së frontit, duke përfshirë edhe fushëbetejat kyçe si Pokrovsk.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume