Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi vdiq sot në moshën 40-vjeçare.

Raportohet se vdekja e artistit u shkaktua si pasojë e një arresti kardiak, derisa lajmin e kobshëm e kanë konfirmuar burime të afërta me familjen e këngëtarit.

Dhimbja bëhet edhe më e madhe pasi Shpat Kasapi la pas vetes një djalë trevjeçar, të cilin e kishte me ish-partneren Selvije Jao.

Shpati dhe Selvija u bën prindër për herë të parë në janar të vitit 2022, por martesa e tyre nuk eci gjatë.

Megjithatë, ata gëzuan raport të mirë edhe pas ndarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume