Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik.

Kërkesa është dorëzuar sot dhe avokatët kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të vendimeve arrest me burg sepse janë jo propocionale. Mes disa arsyetimeve i thuhet kushtetueses që edhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.

Gjykata Kushtetuese pak kohë më parë rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit të Republikës që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme për këtë njësi vendore.

Veliaj akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milion euro fonde publike, të cilat pretendohet se u janë dhënë bizneseve e të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme. Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com