Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi uroi
të gjithë shqiptarët, në vijim urimi i plotë.

“Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell urimet e mia për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë kombëtar dhe na kujton sakrificat e brezave që luftuan për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trojet shqiptare.
Si PDSH, mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për përfaqësim të denjë politik dhe për zhvillim ekonomik e arsimor të vendbanimeve tona. Le ta shfrytëzojmë 28 Nëntorin si motivim për më shumë unitet, përgjegjësi dhe punë në të mirë të popullit tonë.
Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit! ”, ka shkruar kryetari Thaçi në rrjetet sociale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com