Reagim nga gazetarja Farije Daut Bakiju nga Shkupi

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ia bëra pyetjen dhe zgjata mikrofonin për deklaratë…

“Unë përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare,” – tha Sevdai Radogoshi (Qumili) me një nënqeshje cinike.

“Mos doni të thoni edhe ju se qenkam arabe?” – e pyeta.

“Nuk e di, mund të jeni edhe serbe,” – shtoi ai. Dhe i gjithë respekti për artin e tij mu rropos aty n’sekondë.

Më nuk ofendohem nga të tilla etiketime, por arrij të kuptoj nivelin e tyre të prapambeturisë. Dikur qaja dhe ndihesha e stigmatizuar dhe e përjashtuar; tani ndjehem e lumtur që Zoti nuk më ka sprovuar me një vizion kaq shkurtpamës sa ky.

Meqë kjo ka ndodhur sot, për festë: “URIME 28 NËNTORIN” – nga një arabe shqipfolëse që nuk ndjen nevojë të dëshmojë për asnjërin nga identitetet e saj personale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com