Një aksident i rëndë ndodhi natën e së dielës në Schlieren, kantoni Cyrih, ku një makinë me mbi 500 kuaj fuqi u përplas në fasadën e një shtëpie. Pas aksidentit, një pasagjer 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku më vonë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Shoferi dhe një pasagjere ikën nga vendi i ngjarjes
Sipas policisë, pas një kthese në të djathtë, shoferi humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga, goditi një shtyllë ndriçimi dhe më pas u përplas në një shtëpi. Shoferi, një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, së bashku me një pasagjere ende të paidentifikuar, u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë pas pasagjerin e plagosur rëndë.

Policia kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Cyrihut-Sihl, nisi menjëherë hetimet për shkaqet e aksidentit dhe kërkimin e dy personave të arratisur. Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet se makina ka lëvizur me shpejtësi shumë më të lartë se e lejuara në zonën 30 km/h.

Kërkimi
Rreth orës 12:00 të së dielës, shoferi i kërkuar u paraqit vetë në Policinë kantonale të Cyrihut. Ndërkohë, kërkimet për pasagjeren e panjohur vazhdojnë.

Në vendngjarje ndërhynë edhe zjarrfikësit e Schlierenit, një kompani private tërheqjeje dhe një punonjës i EKZ për shkak të dëmtimit të ndriçimit publik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com