Ejup Berisha

Gjatë kohë te ne shumë shpesh është dëgjuar ajo thënia e
famshme se
antarsimi i vendit tonë në Bashkimin Europjan është synim apo dhe përcaktim strategjik pa alternativë për ne si shtet dhe si qytetar. Kjo edhe është dashur kështu të bëhet për faktin që shumë gjatë kohë
është proklamuar kështu.. Dhe me të vërtetë është dashur të jemi konsekuent në atë që e kemi thënë. E ne përher një gjë e themi e tjetër gjë bëjmë. Këtu ndër ne pra është shumë e saktë dhe me vend ajo thënia “Nga e thëna në të bërë është nji det i tërë”. E sa i përket thënies që e përmenda në fillim të shkrimit
se antarsimi në BE është synim primar dhe përcaktim strategjik i yni dikush realizimin e kësaj çështjeje e ka lënë në pritje . Deri kur ne nuk e dimë këtë gjë por kjo gjendje nuk është e mirë për ne si qytetarë dhe për shtetin tonë
Republika e Maqedonisë ka dorëzuar aplikim për antarsim në institucionet e BE-së në vitin 2005 por prej atëherë lëvizja jonë
drejt antarsimit në Bashkimin Europjan ka hasur në disa pengesa dhe opstrukcione. Opstrukcionet vendit tonë në këtë proces ia kanë bërë shtetet fqinje si Greqia dhe Bullgaria e pengesat i kanë bërë forcat politike të vendit tonë. Pse sepse këto nuk kanë bërë përpjekje të duhura për plotësimin e kushteve të duhura dhe të kërkuara për antarsim. Psh për tu anëtarsuar në ndonjë organizatë duhet të plotësohen disa kushte të parapara. E forcat politike vendore një kohë të gjatë nuk motivohen që ti plotësojnë të cilat kërkohen nga ne nga Institucionet kompetente të BE-së me qëllim që vendi ynë të bëhet shtet anëtar i saj.
Unë e kuptoj ndjeshmërinë e kontesteve që i ka vendi ynë me fqinjët siç është
rasti i kontestit të fundit i Bullgarisë me vendin tonë. Dhe është e arsyeshme kërkesa e pales maqedonase për garanci për ndryshimet kushtetuese apo për kompromiset që duhet të bëhen për tejkalimin e kontestit me vendin fqij por nuk më duket e arsyeshme zvarritja e plotësimit të kushteve të kërkuara për antarsimin e vendit tonë në Bashkimin Europjan nga forcat politike vendore. Pra tendencat për zvarritje si pjesë e obligimeve tona nga ne janë të pakuptimta dhe të gjitha instituconet kompetente duhet të bëjnë përpjekje dhe punë adekuate për plotësimin e kushteve të nevojshme dhe
të domosdoshme për arritjen e synimit tonë shumë të përfolur apo realizimin e qëllimit strategjik antarsimin përfundimtar që RMV të antarsohet në Bashkimin Europjan. Derisa neve këtu pak na janë pshtjelluar punët rreth përpjekjeve për antarsimin e shtetit tonë në BE R e Shqipërisë po hapron sigurtë dhe shpejtë drejtë dyerve hyrëse të BE-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com