Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Zakynthos-it në Greqi, ku një dy vjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës ‘Pitbull’.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë, ku fëmija jetonte me babanë shqiptar dhe nënën britanike.

Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë, kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime shumë të rënda. 2-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Zakynthos-it, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot.

Policia dhe autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të tragjedisë, për të sqaruar sesi ndodhi ngjarja.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com